LAJMI I FUNDIT:

Lahaj: Jam i interesuar të zbuloj talent të rinj (Video)

Lahaj: Jam i interesuar të zbuloj talent të rinj (Video)

Në kuadër të aktiviteteve që Zyra e Bashkimit Evropian ka organizuar për nder të Ditës së Evropës, është edhe koncerti i tenorit Ramë Lahaj.

Në një konferencë për media, Lahaj tha se është i interesuar të zbulojë talente të reja nga Kosova dhe t’i mbështesë ata.


“Populli shqiptar ka shumë talentë në muzikë”, tha ai duke u shpreh optimist se Kosova së shpejti do ta marrë liberalizimin e vizave dhe se në këtë mënyrë do të hapen rrugë të reja për talentët e tillë.

Fjalë të mëdha për tenorin shqiptar dha shoqëruesi i tij në piano, Alessandro Amoretti.

“Ky zë që kemi këtu është i një nivelit të klasit botëror dhe historik”, u shpreh ai. /KP/