LAJMI I FUNDIT:

Rama përplaset me Dumën për rritjen e çmimit të energjisë për konsum mbi 800 kWh

Rama përplaset me Dumën për rritjen e çmimit të energjisë për konsum mbi 800 kWh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje deputetes së Partisë Demokratike Grida Duma lidhur me vendimin e qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike për konsum mbi 800 kWh në muaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama përgënjeshtron Dumën që tha më parës se 800 kWh energji i korrespondon një fature prej 7.600 lekësh në muaj.


Kryeministri shprehet se 800 kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7,600 lekë [64 euro], por një faturë 9,120 lekë [76.7 euro] dhe kush do harxhojë mbi këtë fashë do paguajë me çmimin e tregut.

Shqipëria rrit çmimin e energjisë për konsum mbi 800 kWh në muaj, ja sa pritet të shkojë fatura
Lexo po ashtu Shqipëria rrit çmimin e energjisë për konsum mbi 800 kWh në muaj, ja sa pritet të shkojë fatura

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”, tha Rama.

“Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 15% të konsumit energjetik të vendit! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin dhe nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit”, shprehet Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori