LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria rrit çmimin e energjisë për konsum mbi 800 kWh në muaj, ja sa pritet të shkojë fatura

Shqipëria rrit çmimin e energjisë për konsum mbi 800 kWh në muaj, ja sa pritet të shkojë fatura

Qeveria shqiptare ka vendosur sot që të rrisë çmimin e energjisë për kosumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat energji në muaj. 

Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh [64 euro] në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.


Ministrja e energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut.

Ajo bëri të ditur se çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë [0.35 euro] (çmimi i sotshëm i tregut) për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë [0.8 euro], që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë.

Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart.

Psh, nëse një familje do të konsumojë 900 kWh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38 për qind më shumë, pasi vetëm për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë.

Nëse konsumi rritet në 1000 kWh orë në muaj, fatura finale do të jetë 16,000 lekë, nga 9,500 lekë që është sot, ose 68 për qind më shumë, pasi për shtesë prej 200 kWh do paguhet 8,400 lekë.

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1000 kWh, fatura totale do të jetë 20,200 lekë, nga 10,400 lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. Për shtesën prej 300 KW do të paguhet 12,600 lekë.

Ministrja e energjisë tha se vetëm 4 për qind e familjeve në vend shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj, por në dimër shumë familjeve mesatarisht u vjen fatura më e lartë sesa 7,600 lekë në muaj, ndërsa në verë fatura ulet. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ngrohen me energji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori