LAJMI I FUNDIT:

Rakitic dëshiron kalimin te Juventusi

Rakitic dëshiron kalimin te Juventusi

Barcelona kërkon të paktën 35 milionë euro për Ivan Rakitic, por gazeta katalanase Sport pretendon se lojtari dëshiron kalimin te Juventusi para ekipeve të Milanos apo transferimit në Ligën Premier.

Mesfushori kroat nuk është më pjesë e planeve të tyre, siç konfirmohet në një intervistë të drejtorit Eric Abidal me Mundo Deportivo.


Diku tjetër në mediat spanjolle, gazeta Sport këmbëngul që Barca hodhi poshtë një propozim prej 15 milionë eurosh nga një klub i Ligës Premier për të marrë Rakiticin në afatin kalimtar të janarit.

Rakitic hap zemrën: Jam i pikëlluar, Barcelona ma ka larguar topin nga këmbët
Lexo po ashtu Rakitic hap zemrën: Jam i pikëlluar, Barcelona ma ka larguar topin nga këmbët

Ata duan të paktën 35 milionë euro për të lejuar largimin e kroatit në janar, edhe pse ai aktualisht është jashtë fushave pas një problemi në tendinin e Akilit.

E njëjta gazetë gjithashtu pohon se edhe pse Milani dhe Interi kanë treguar interesim për Rakiticin, 31-vjeçari e ka në zemër të bashkohet me Juventusin.

Milani rivalizon Interin për Rakiticin
Lexo po ashtu Milani rivalizon Interin për Rakiticin

Mund të jetë e vështirë, sepse paga e tij prej tetë milionë eurosh në vit është shumë për një lojtar të moshës së tij dhe Juve do të duhet të shes së pari një nga mesfushorët e tyre.

Sami Khedira dhe Emre Can mund të jenë në rrugën e largimit, pasi Blaise Matuidi thuhet se po diskuton një zgjatje të kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori