Milani i është bashkuar Interit në garën për transferimin e Ivan Rakiticit, derisa Ivan Gazidis ka thënë se ata po shikojnë për transferimin e disa lojtarëve me përvojë.

Medita në Itali raportojnë se mesfushori kroat nuk është më në planet e Barcelonës, andaj Rossonerët do të tentojnë ta transferojnë në janar.

31-vjeçari po mendon që të largohet në afatin e dimrit nga Blaugranasit, pasi dëshiron të luajë më shumë.

Calciomercato dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se mesfushori ka kontratë deri në vitin 2021, andaj kampioni i La Liga-së do të tentojë shitjen e tij në janar.

“Do të bëjë gjithçka që ky klub të rikthehet në rrugën e duhur. Jam i bindur se do t’i arrijmë qëllimet tona nëse qëndrojmë të bashkuar”, ka thënë Gazidis.

Katalogu i shitjeve të Barcelonës: Disa yje që nga ta mund të përfitohen miliona euro Katalogu i shitjeve të Barcelonës: Disa yje që nga ta mund të përfitohen miliona euro

“Tani, ne kemi skuadrën më të re në Serie A, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të investojmë në lojtarë me përvojë që t’i zhvillojmë edhe lojtarët e rinj”, ka shtuar më tej ai.

Kështu, Milani është duke shpresuar që ta transferojë Rakiticin nga Barcelona në afatin e dimrit. /Telegrafi/