LAJMI I FUNDIT:

Katalogu i shitjeve të Barcelonës: Disa yje që nga ta mund të përfitohen miliona euro

Katalogu i shitjeve të Barcelonës: Disa yje që nga ta mund të përfitohen miliona euro

Barcelona kishte një buxhet pa mbi 1 miliard euro të aprovuar më 4 tetor për këtë sezon aktual, por nëse duan ta rrisin këtë shifër, do të duhet të shesin mbi 124 milionë euro para 30 qershorit.

Klubi tashmë është mësuar të punojë me shitje dhe bisedimet janë duke vazhduar.

Marca ia ka hedhur një vështrim disa lojtarëve aktual nga të cilët mund të arrihen para të gatshme.


Ivan Rakitic

Kroati po harxhon ditët e tij të fundit në Camp Nou dhe është vendosur të largohet në janar.

Juventusi e dëshironte gjatë verës dhe do të tentojë përsëri për të, por Interi dhe Manchester United gjithashtu e duan.

Arturo Vidal

Kiliani ka humbur rëndësinë e këtij në skuadër dhe për të ka interesim nga jashtë, me Interin më të interesuarin. Barcelona dëshiron ta shesë atë për të marrë para dhe jo ta humbasin falas kur kontrata e tij skadon në vitin 2021.

Malcom

Dy marrëveshje janë të hapura që nga vera që shkoi, dhe një nga ato është largimi i Malcom.

Ai u shit në Zenit për 40 milionë euro, por vetëm 8.2 milionë euro janë llogaritur deri më tani.

Philippe Coutinho

Një tjetër është shoku i tij brazilian Coutinho , i cili është në huazim te Bayern Munich.

Bavarezët mund ta firmosin me të për 120 milionë euro dhe e ka nisur mirë për Bayernin.

Samuel Umtiti

Umtiti është dëmtuar nga dëmtimet e shumta dhe nuk po llogaritet edhe aq në të.

Barcelona dëshiron ta mbajë atë, por ai ka dyshime dhe mund të larohet.

Marc Cucurella

Ai do të shitet para 30 qershorit. Getafe, ku është me huazim, mund ta blejë për 6 milionë euro, megjithëse vlera e tij në treg është rritur.

Carles Perez dhe Moussa Wague

E ardhmja e këtyre devesh është e panjohur. Carles Perez po i shkon mirë, ndërsa Ernesto Valverde nuk është duke llogaritur në krahun e djathtë të Wague deri më tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

La Liga
Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

Nuk e do në ekip, Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

La Liga
Interi lëshon dy herë epërsinë dhe vendin e parë, Napoli barazon më Parman – titulli vendoset në xhiron e fundit

Interi lëshon dy herë epërsinë dhe vendin e parë, Napoli barazon më Parman – titulli vendoset në xhiron e fundit

Serie A

"Jam i rraskapitur, sezoni më i vështirë i karrierës sime" - Conte në prag të lavdisë me Napolin

Serie A
Nga super goli te lotët e gëzimit dhe në fund 'Lojtar i ndeshjes' - Ylber Ramadani i bën të gjitha dhe mban Leccen në garë

Nga super goli te lotët e gëzimit dhe në fund 'Lojtar i ndeshjes' - Ylber Ramadani i bën të gjitha dhe mban Leccen në garë

Serie A
Barcelona po i jep lamtumirën

Barcelona po i jep lamtumirën "talentit të mrekullueshëm" dhe lojtarit të dashur nga tifozët

La Liga
Kalo në kategori