LAJMI I FUNDIT:

Publikon një imazh të së ëmës pas kthimit në Kosovë, Vesa Luma: Pamja të cilën e kam ëndërruar gati dy vjet nga frika që nuk do të kem mundësinë ta shoh

Publikon një imazh të së ëmës pas kthimit në Kosovë, Vesa Luma: Pamja të cilën e kam ëndërruar gati dy vjet nga frika që nuk do të kem mundësinë ta shoh
Vesa Luma (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, është rikthyer pas një kohe të gjatë në Kosovë.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zelandë të Re, më në fund njoftoi se është ribashkuar me familjen e saj.


Në disa nga postimet që ka ndarë në InstaStory, në një nga imazhet shfaq të ëmën duke luajtur me nipërit dhe mbesën duke shtuar se kishte frikë që nuk do e shihte një pamje të tillë më për shkak të situatës së krijuar prej afro dy vitesh me COVID-19.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

“Pamja të cilën e kam ëndërruar gati dy vjet nga frika që nuk do të kem mundësinë me pa. Faleminderit Zot. Gjyshja me nipërit dhe mbesën duke luajtur bashkë”, ka shkruar ajo.

Të gjitha lajmet nga Vesa Luma
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

“Muaji vetëm për familjen time. Akoma nuk më mjafton, por është koha për të përfunduar disa punë. Më nevojitet vitaminë D si zakonisht”, shton më tej Luma në një tjetër postim.

Vesa Luma (Foto: Instagram)

Vesa përndryshe po vazhdon të jetë akoma shumë e pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, pavarësisht pauzës që ka bërë viteve të fundit. /Telegrafi/