LAJMI I FUNDIT:

Publikohet videoja e aktorit Cuba Gooding Jr. që vërteton se e ngacmoi kamarieren në restorant duke ia prekur të pasmet

Publikohet videoja e aktorit Cuba Gooding Jr. që vërteton se e ngacmoi kamarieren në restorant duke ia prekur të pasmet

Janë publikuar pamjet e kamerave të një prej incidenteve të supozuara të aktori Cuba Gooding Jr., i cili akuzohet për ngacmim seksual.

Aktori tashmë ka pranuar se nuk është fajtor për katër akuza kundërvajtëse për prekje me forcë dhe abuzim seksual në lidhje me dy incidente në vitin 2018 dhe një në qershor të këtij viti, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Ai është kthyer në gjykatë përsëri të enjten pasdite për t’u gjykuar për një sërë akuzash nga një viktimë e tretë e pretenduar.

Para paraqitjes së tij, TMZ publikoi pamjet video të incidentit të vitit 2018 ku ai dyshohet se ngacmoi seksualisht kamarieren Natasha Ashworth, duke e prekur nga mbrapa dhe më pas debatoi me të.

Videoja nuk e tregon atë duke tentuar ta marrë me vete kamarieren, por e tregon se si ai po i vihej pas.

Ashworth jo vetëm që e ka raportuar incidentin në polici, por ajo është duke e paditur aktorin.

Avokati i Gooding Jr, Mark Heller, thotë se pamjet në video vërtetojnë pafajësinë e tij.

Ai i kishte mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Incidenti tjetër për të cilin ai tashmë është akuzuar përfshin një grua 29-vjeçare e cila pretendon se u ngacmua seksualisht nga aktori në qershor të këtij viti, në New York.

Pamjet e atij incidenti të supozuar janë shfaqur gjithashtu.

Detajet e incidentit të tretë të pretenduar nuk janë ndarë ende me publikun.

Ashworth pretendon se pasi ajo u përball me Gooding Jr në restorantin “Tao”, ai i bërtiti asaj dhe i tha që nuk do të kthehej më kurrë në bar dhe restorant.

Ajo kishte shërbyer në tryezën e tij.

Gratë e tjera kanë ndarë gjithashtu akuza kundër tij që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen penale.

Midis tyre është një stiliste e flokëve e cila thotë se aktori u përpoq ta puthte atë në vitin 2010, në Spokane, Uashington.

Kur prokurorët u paraqitën në gjykatë në fillim të këtij muaji për të justifikuar ngritjen e akuzave të reja kundër tij, ata gjithashtu përshkruan 12 akuza të veçanta për Cuba Gooding Jr.

Asnjë prej tyre nuk mund të ndiqet penalisht për shkak të statutit të kufizimeve që zbatohet në secilin rast, por prokurorët thanë se ata ishin tregues të një modeli të sjelljes.

Cuba Gooding Jr. (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Gooding Jr. ka aktualisht një të dashur dhe ishte martuar kur ndonjë nga pretendimet thuhet se ka ndodhur.

Ai pohon se është i pafajshëm. /Telegrafi/

Cuba Gooding Jr. (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori