Publikohet orari i Ligës Premier për sezonin 2019/20, java e parë nis me derbin United-Chelsea

Liga Premier ka publikuar tashmë orarin zyrtar të ndeshjeve për sezonin e ri 2019/20.
Sezoni i ri në Ligën Premier do të fillojë me 9 gusht pikërisht në ndeshjen që do të zhvillohet në Anfield në mes të Liverpoolit dhe Norwichit.
Derbi i vetëm në javën e parë të sezonit 2019/20 do të jetë ai në mes të Manchester Unitedit dhe Chelseat.
Në javën e parë kampioni aktual, Manchester City do të udhëtoj te West Hami, ndërsa do të luaj në udhëtim te Newcastle.
Derbit në mes të Cityt dhe Liverpoolit do të zhvillohen më 9 nëntor në Anfield dhe 4 prill 2020 në Etihad, ndërsa Man City dhe Unitedi do të luajnë me 7 dhjetor.
Java e parë e Ligës Premier për sezonin 2019/20: Liverpool - Norwich West Ham - Man City Bournemouth - Sheffield Utd Burnley -Southampton Palace - Everton Leicester - Wolves Watford - Brighton Spurs - Aston Villa Newcastle - Arsenal Man Utd - Chelsea
Ndeshjet e të gjitha javëve mund t'i shikoni KËTU.. /Telegrafi/




































