LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet kur burri i armatosur hyri në një klub nate në Oslo dhe filloi të qëllonte me armë

Publikohen pamjet kur burri i armatosur hyri në një klub nate në Oslo dhe filloi të qëllonte me armë

Është shfaqur një video e të shtënave të mbrëmshme në kryeqytetin norvegjez Oslo, ku dy persona mbetën të vrarë dhe 14 të plagosur.

Sulmuesi u arrestua pranë klubit të famshëm të homoseksualëve, London Pub gjersa iu konfiskuan dy armë.


Në video dëgjohen të shtënat në momentin kur sulmuesi hapi zjarr, raporton 147tv.

Dy të vrarë, 14 të plagosur në Oslo - dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar
Lexo po ashtu Dy të vrarë, 14 të plagosur në Oslo - dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar

Në pamjet e mëposhtme shihet një numër i madh i vizitorëve të klubit, por edhe kalimtarë të rastit, duke ikur nga të shtënat.

Kryeministri Jonas Gahr Stoere tha se ky ishte një sulm i tmerrshëm dhe, siç tha ai, thellësisht tronditës ndaj njerëzve të pafajshëm dhe mbështeti njerëzit e këtij komuniteti.

“Pashë një burrë që arriti me një çantë, ai mori një armë dhe filloi të qëllonte”, tha gazetari Olav Roenneberg i transmetuesit publik NRK.

Ndryshe, sulmi ndodhi në prag të paradës së krenarisë në Oslo, 50 vjet pasi ky shtet u dha me ligj të drejtat komunitetit LGBTI+. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori