LAJMI I FUNDIT:

PSG e konsideron Draxlerin të pashitshëm

PSG e konsideron Draxlerin të pashitshëm
PARIS, FRANCE - JANUARY 29: Julian Draxler of Paris Saint-Germain reacts during warmup before the French Ligue 1 match between Paris Saint Germain and Monaco at Parc des Princes on January 29, 2017 in Paris, France. (Photo by Aurelien Meunier/Getty Images)

Transferimi i brazilianit Neymar në Paris shoqërohet me disa të panjohura lidhur me bashkëjetesën e tij me lojtaret aktual të Paris Saint Germainit.

Me i paragjykuari në këtë aspekt do të ishte Julian Draxler, i cili që nga mbërritja e tij në janar tek francezet, ka pasur drite jeshile për të lëvizur në të gjitha linjat e sulmit nga trajneri Unay Emery.


Ne fakt ishte pikërisht një udhëtim i agjentit te tij në Barcelonë që ngriti dyshime rreth të ardhmes së 23-vjeçarit, e u be  shkas për spekuluesit që të mendonin se sulmuesi i krahut mund te largohej drejt Camp Nout, duke i dhënë lamtumiren klubit francez.

Gjithsesi, të gjitha aludimet tashme bien poshtë, pasi ashtu siç publikon e përditshmja L’Equipe, Draxler siguron se nuk e ka ndërmend të lerë projektin e nisur me Paris Saint Germain, madje gazeta me e madhe sportive në France shkon me tej duke e cilësuar atë si të patransferueshem për vlerën që ai ka në këtë ekip dhe për sheikun nga Katari, Nasser Al-Khelaifi, transmeton SS.

“Parisi është duke ndërtuar një grup me lojtarët më të mirë të botës në çdo pozicion. Draxler është pjesë e këtij projekti dhe si i tille është i patransferueshem”, lexohet ne L’equipe.

Në të vërtetë gjermani u shpall edhe lojtari e i mirë në Kupën e Konfederatave, si dhe ishte një nga liderët e Gjermanisë qe i udhëhoqi drejt suksesit.