LAJMI I FUNDIT:

Prokurori i Shtetit ngrit 88 aktakuza kundër 105 personave brenda 24 orëve

Prokurori i Shtetit ngrit 88 aktakuza kundër 105 personave brenda 24 orëve
Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 88 aktakuza kundër 105 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 10 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 9 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar tre persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale. Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur tre aktakuza kundër 5 personave dhe një propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik kundër një personi. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona për veprën penale dhunë në familje. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy kërkesa për caktim paraburgim për veprën penale “dhunë në familje”. Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe ka ngritur 32 aktakuza kundër 43 personave për vepra të ndryshme penale

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori