LAJMI I FUNDIT:

Profili i Donna Summer: Mbretëresha e diskove (Video)

Profili i Donna Summer: Mbretëresha e diskove (Video)

Ajo ishte pesë herë fituese e çmimeve Grammy dhe artistja e para që me tre albume të njëpasnjëshme është renditur e para në klasifikimin amerikan Billboard.

Summers, emri i vërtetë i së cilës është LaDonna Gaines, është shumë e njohur për hitet e saj në vitet 70, përfshirë I Feel Love, Last Dance dhe Bad Girls. Summers ka qenë e martuar me aktorin Helmuth Sommer në vitin 1973, pak para se të sillte në jetë vajzën Mimi.


Edhe pse martesa u prish në vitin 1975 ajo mbajti një mbiemër pak të ndryshuar nga i bashkëshorti për ta ruajtur atë si emrin e saj skenik.

Më vonë, këngëtarja është martuar me muzikantin Bruce Sudano në vitin 1980. Çifti solli në jetë dy vajza, Brooklyn, e lindur në vitin 1981 dhe Amanda një vit më vonë.

Muzika e Donna Summer është një miks i zhanreve të ndryshme muzikore. Pikërisht kjo përzierje ka ndihmuar atë që të fitojë disa çmime “Grammy” në kategori të ndryshme si dance, rock dhe R&B.
Donna Summer e njohur si pop divë e viteve 70-80, e kurorëzuar si “mbretëresha e diskos”, kishte lindur më 31 dhjetor të vitit 1948 në Dorchester të Bostonit.

Në një familje shumë anëtarëshe, ajo fitoi përkrahje të madhe për të ndjekur ëndrrat e saja. Që nga momenti kur kishte filluar të fliste, nëna e saj kishte thënë se ajo këndonte që nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ka jetuar për të kënduar.

Performanca e saj e parë ishte në moshën 10, në kishë, kur të pranishmit u fascionuan pas vokalit të saj. Ajo ndjeki shkollën Jeremiah në Boston ku mori pjesë edhe në muzikalet e shkollës dhe vecse ishte bërë e famshme.

Të gjitha lajmet rreth Donna Summerit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Donna Summerit

E madhja Donna Summer ishte një primadonë e skenës. Këngëtarja është veshur gjithmonë me stilin më të mirë të modës së viteve ’70. Nga kominoshet e derdhura dhe të buta, tek ato të shkurtra, luksoze, me temina dhe shkëlqim.

Ajo ishte kundër grupeve homoseksuale dhe ishte akuzuar shumë nga këta të fundit, sepse çdoherë thoshte se Sida ishte dënimi i Zotit për ata.

Për më tepër detaje, shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina
Kalo në kategori