LAJMI I FUNDIT:

Problem i madh për Besnik Hasin në Greqi

Problem i madh për Besnik Hasin në Greqi

Ka më pak se një muaj që është emëruar në stolin e Olympiacosit, por Besnik Hasi është vënë menjëherë në qendër të vëmendjes nga mediat greke.

E gjithë kjo ka të bëjë me faktin se trajneri shqiptar ka larguar shumë futbollistë që janë aktualisht pjesë e Olympiacosit duke krijuar shumë polemika.

Kampionët e Greqisë po zhvillojnë përgatitjet për sezonin e ri dhe pas disa ditësh stërvitje në Austri do të transferohen drejt Belgjikës për të qenë plotësisht gati për sezonin e ri.
6 lojtarë janë lënë jashtë nga Hasi me trajnerin që nuk i ka grumbulluar në fazën përgatitore pasi nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Mes tyre është edhe mesfushori me origjinë shqiptare Pajtim Kasami, i cili është ende nën kontratë me klubin grek, por që tani duhet të mendojë për një destinacion të ri, pa harruar këtu emra të tjerë të rëndësishëm si braziliani Bruno Viana, mesfushorët Giannis Gianottas dhe Andreas Bouchalakis.

Pas një sezoni jo shumë të mirë në kompeticionet europiane me skuadrën që nuk u kualifikua dot në grupet e Champions Leagues, Hasi kërkon ti japë një tjetër fytyrë Olympiacos-it, në mënyrë që skuadra ndryshe nga sezoni i fundit të mos e diskutojë as titullin në Greqi.

Për këtë arsye 45-vjeçari nga Gjakova po vepron me dorë të hekurt. Edhe sulmuesi iranian Karim Ansarifard nuk bën pjesë në planet e trajnerit pasi sëfundmi Olympiacosi ka zyrtarizuar afrimin në skuadër të sulmuesit të kombëtares nigeriane Emmanuel Emenike.

Të rrezikuar për të mos qenë më pjesë e skuadrës nga Pireu janë edhe lojtarë të tjerë me peshë si gjermani Marko Marin, portugezi Andre Martins dhe spanjolli Alberto de la Bella pasi nuk pëlqehen nga trajneri shqiptar.

Pavarësisht se është vënë në qendër të polemikave nga mediat greke, te Olympiacosi i Besnik Hasit do të ketë vend vetëm për ata futbollistë që përkushtohen maksimalisht në stërvitje dhe që japin maksimumin për skuadrën.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori