LAJMI I FUNDIT:

Privilegji i të qenit nënë, arritja më e madhe për Christina Aguileran

Privilegji i të qenit nënë, arritja më e madhe për Christina Aguileran
(Foto: Instagram/xtina)

Christina Aguilera ka arritur shumë suksese gjatë karrierës së saj, por asnjë prej tyre nuk mund të krahasohet me faktin se krijoi një familje.

Ditë më parë, vajza e saj Summer Rain ka mbushur nëntë vjet dhe në urimin e saj, këngëtarja e ka bërë të qartë se arritja më e madhe në jetën e saj është fakti që është bërë nënë.


“Sot e gjej veten duke reflektuar se sa shpejt ka kaluar koha. Këto nëntë vite kanë qenë të mbushura me dashuri të pakufishme, përqafime të ngrohta, të qëndruarit zgjuar shumë vonë, aventura të Disneyt dhe së fundmi, me gëzimin për të zbukuruar skenën pranë jush”.

Christina Aguilera flet për humbjen e virgjërisë: Ndodhi shumë më vonë se që mund ta imagjinoni
Lexo po ashtu Christina Aguilera flet për humbjen e virgjërisë: Ndodhi shumë më vonë se që mund ta imagjinoni

“Çdo ditë, falënderoj universin që më dhuroi privilegjin të jem nëna jote, një rol që qëndron si arritja ime përfundimtare. Duke qenë dëshmitar i femrës së re të mrekullueshme në të cilën po evoluoni, më mbush me krenari të pamasë”, ka shkruar mes tjerash 43-vjeçarja në urimin e saj.

Summer është vajza e Aguileras me të fejuarin Matt Rutler, ndërsa këngëtarja ka edhe një djalë 15 vjeçar nga martesa me producentin muzikor, Jordan Bratman. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori