LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shumë e fortë për Dritën, fiton me diferencë të madhe

Prishtina shumë e fortë për Dritën, fiton me diferencë të madhe

Sigal Prishtina ka fituar pa problem ndaj RC Cola Dritës me rezultat të thellë 105:53 (29:10, 31:18, 26:19, 19:6), në kuadër të javës së tetë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra prishtinase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitoren e katërt këtë edicion (ka edhe tri humbje), ndërsa gjilanasit mbeten skuadra e vetme në elitë pa fitore, duke regjistruar tetë humbje në tetë ndeshje.


Vendasit e filluan furishëm duke pasur 24 pikë epërsi në çerekun e parë, 28:4, ndërsa kjo pjesë përfundoi 29:10. Epërsinë e thelluan në periudhën e dytë, ku më e larta ishte 34 pikë, 58:24, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 60:28.

Kryeqytetasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, ndërsa mysafirët nuk kishin zgjidhje për lojën e tyre. Kështu epërsia sa vinte e shtohej, ku shkoi deri në 42 pikë, 81:39, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 86:47.

10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet, ku fituesi dihej, dhe ajo ishte Sigal Prishtina që triumfoi me rezultat 105:53.

Te Sigal Prishtina u dalluan Muhamedali Janjeva me 14 pikë e 10 kërcime, me 15 pikë e tetë kërcime, Meriton Ismaili me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Dachon Burke me 16 pikë, kurse te RC Cola Drita u dallua Isaiah Johson me 11 pikë e katër kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori