LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shënon fitore rutinë ndaj KEK-ut

Prishtina shënon fitore rutinë ndaj KEK-ut

Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e radhës me rezultat të thellë 3-0 ndaj KEK-ut.

Skuadra që nuk ka ambicie këtë sezon udhëtoi megjithatë shumë e motivuar në stadiumin e ri, “Fadil Vokrri” duke performuar për herë të parë në terenin e nivelit ndërkombëtar.


Kështu, përkundër iniciativës së Prishtinës, pjesa e parë ishte e baraspeshuar me përjashtim të minutave të fundit të pjesës së parë.

Së pari Korenica, e më pas Morina, patën dy mundësi për shënim të cilat nuk i realizuan.

Në pjesën e dytë Prishtina u tregua më konkrete në atë që do të duhej të ishte patjetër fitore e radhës për vendasit.

Basit Khalidi vazhdoi me formën e mirë duke shënuar gol spektakolar nga distanca pas 52 minutash lojë.

Ky gol bëri që Prishtina të luaj edhe më qetë dhe të rrisë dominimin. Një asistim nga Meriton Korenica e gjen Mario Morinën dhe sulmuesi shqiptar realizoi për 2-0 duke shënuar golin e dytë rresht dhe të dytin këtë edicion (68’).

Në fund të ndeshjes i inkuadruari në lojë, Mërgim Pefqeli, shënoi gol për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi (88’).

Me këtë fitore Prishtina ka 21 pikë, dy pikë më pak se Feronikeli që të dielën i shkon Gjilanit në duelin më të fortë të kësaj jave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori