LAJMI I FUNDIT:

Prishtina pëson në Gjermani ndaj Medi Bayreuth

Prishtina pëson në Gjermani ndaj Medi Bayreuth

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina është mundur në Gjermani nga Medi Bayreuth me rezultat 97:89.

Në fakt ndeshja ka qenë shumë interesante, ku bardhekaltrit e fitojnë çerekun e parë 25:26, por skuadra gjermane ishte më e mirë në atë të dytë që e fiton 31:19 dhe faktikisht kjo periudhë ishte fatale për skuadrën prishtinase, që edhe pse e fitoi dhjetëminutëshin e tretë 19:21 dhe atë të fundit 22:23, nuk arriti të triumfojë.


Dardan Berisha edhe një herë ishte më i miri te Prishtina me 30 pikë dhe shtatë asistime, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Fahro Alihoxhiq 15 pikë e 15 kërcime, Divine Myles 14 dhe Mikaile Tmusiq 11.

Te skuadra gjermane, James Alexander Woodard, shënoi 17 pikë.

Prishtina ka një fitore dhe një humbje në Grupin C të FIBA Europe Cup, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Ventspils, më 6 nëntor. Ventspils ka dy fitore në dy ndeshje, Prishtina dhe Medi Bayreuth nga një fitore dhe një humbje, si dhe Apoel Nicosia dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori