0Shares

Liderja e Superligës së Kosovës, Prishtina, ka hasur në rezistencë të madhe nga kampioni aktual i Kosovës, Bashkimi, sonte në Sezai Surroi dhe vetëm në saje të shpërthimit në çerek të fundit, ka mbrojtur pamposhtshmërinë e saj.

Bardhekaltërit në 10 minutshin e fundit të ndeshjes u këndellën krejtësisht për të shkelur vendasit dhe për të shënuar tore komode në fund, 79-103.

Bashkimi nisi më mirë ndeshjen. Portokallezinjtë tuan çerekun e parë 21-18 dhe përfunduan pjesën e parë të ndeshjes në epërsi, 45-43.

Ndërkohë, Prishtina mbeti pa trajnerin Damir Mulaomerovic, që u përjashtua nga ndeshja për shkak të dy gabimeve teknike.

Bashkimi nisi mirë edhe çerekun e tretë, por në fund bardhekaltërit dhanë sinjale të tores, duke e përfunduar atë 17-21, e në çerek të fundit shënuan 39 pikë në kosh të vendasve, që çoi në toren e merituar në fund, 79-103.

Khalid Boukichou ishte më ekasi te Prishtina me 30 pikë të shënuara, 8 kërcime e 6 asistime, ndërsa Dardan Berisha shënoi 23 të tjera në tore, shto këtu edhe 9 kërcime e 9 asistime.

Te Bashkimi Jordan Capps me double-double prej 26 pikëve dhe 10 kërcimeve ishte më ekasi, derisa 20 pikë të tjera shtoi edhe Steven Haney.

Pas kësaj toreje Prishtina ka bilanc 10-0 në Superligë, ndërsa Bashkimi 5-6.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)