Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të play-offit ndaj Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar ka shënuar fitore me nëntë pikë diferencë 97:88.

Më të merituarit për këtë fitore të Z Mobile Prishtinës ishin Divine Myle me 30 pikë, 9 kërcime e 6 asistime dhe Ahmed Bashir me 14 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.

Ndërkohë te Bashkimi lojtari më efikas në këtë takim ishte Jordan Capps me 29 pikë e gjashtë kërcime.

Ndeshja e tretë do të zhvillohet në palestren sportive ‘’Sezai Surroi” në Prizren të dielën me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/