Prishtina ‘kërkah’ me rezultate

Kur kanë kaluar gjashtë xhiro, Prishtina aktualisht renditet e katërta me tetë pikë, tetë më pak se sa lideri Hajvalia. Ndryshe, në dhjetë vitet e fundit, Prishtina e tanishme ka nismën e dytë më të keqe. Më keq kanë kaluar vetëm në edicionin 2009/2010 kur u drejtuan nga Besnik Kollari. Që nga atëherë, Prishtina pas pesë javëve të para zakonisht ka pasur më shumë se 10 pikë.
Krizë patën edhe vitin e kaluar, kur nën drejtimin e Afrim Tovërlanit morën shtatë pikë sa kanë tani. Mirëpo, dallimi në cilësi i Prishtinës së vjetshme dhe asaj të tanishme është goxha i madh. /Arena/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/09/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































