LAJMI I FUNDIT:

Prishtina e kompleton dokumentacionin për kongolezët

Prishtina e kompleton dokumentacionin për kongolezët

Skuadra e Prishtinës është duke pritur t’i bashkohen në fundjavë shtatë futbollistët nga Kongo, të cilët i ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Futbollit e Kosovës (FFK).

Nënkryetari i Prishtinës, Afrim Muçiqi, ka thënë se është kompletuar dokumentacioni për shtatë futbollistët kongolezë.


Për regjistrim ka paraqitur Gautheir B. Makend, Basit Abdul Khaild, Pavlie M. Mulaba, Landry Yonga Yoka, Igue Imama Ifeme, Ano Banga Mani dhe Ilenda Mbenza Flory.

“Dokumentacioni është i kompletuar dhe gjatë kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme do të na bashkohen”, ka thënë Muçiqi të mërkurën për ‘Kohën Ditore’.

Prishtina pjesën pranverore e ka nisur me humbje nga Hajvalia. Zë vendin e dhjetë me 18 pikë.