LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Rahoveci premtojnë spektakël në Superkupë

Prishtina dhe Rahoveci premtojnë spektakël në Superkupë
Foto: Basketbolli.com

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës fillon me dy ndeshjet e Superkupës. Prishtina – Bashkimi te femrat dhe Sigal Prishtina – Rahoveci te meshkujt.

Ndeshjet zhvillohen në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, që është organizatore së bashku me Federatën e Basketbollit të Kosovës.


Prishtina dhe Rahoveci ishin ndeshur edicionin e kaluar edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku përballjet ishin shumë interesante.

Foto: Basketbolli.com

Tifozët pritet të mbushin palestrën për të parë një spektakël të basketbollit, që është edhe nisja e edicionit të ri, ku pritet të jetë shumë interesant, sidomos me rikthimin e Pejës.

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha thotë se Superkupa është mënyra më e mirë për të nisur edicionin e ri. “Deri më tani jemi përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, kurse tani jemi fokusuar për sfidën e Superkupës. Besoj se do të jetë një spektakël i basketbollit, pasi palestra do të jetë e mbushur me tifozë dhe më i miri të fitoj në fund. Sigurisht ne, pas titullit dhe Kupës, duam edhe trofeun e Superkupës, por me rëndësi është që të jetë një ndeshje e bukur për tifozët dhe të nisë edicioni i ri i basketbollit në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Berisha për faqen e FBK-së.

Kapiteni i Rahovecit, Rron Grapci, pret një ndeshje të bukur për tifozët. “Ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë. Shpresoj se do të jetë një spektakël për tifozët. Përparësia për ne është se do të kemi ndihmën e tifozëve, derisa mendoj se, Prishtina nuk është e fortë si e vitin e kaluar. Sidoqoftë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për të dy palët dhe besoj që do të zhvillohet një ndeshje dramatike dhe skuadra që e meriton të fitoj në fund”, ka thënë Grapci për faqen e FBK-së.

Ndeshja e meshkujve fillon nga ora 20:30, derisa biletat kanë dalur në shitje dhe kushtojnë 3 euro për dy takimet e ditës e sotme (e martë).

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori