LAJMI I FUNDIT:

“Presingu i Napolit nuk funksionoi ndaj Barcelonës”, Amir Rrahmani flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

“Presingu i Napolit nuk funksionoi ndaj Barcelonës”, Amir Rrahmani flet pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit ndaj Barcelonës dhe mendon se ata largohen nga Liga e Kampionëve ‘me kokën lart’, por pranon se presingu i lartë ‘nuk funksionoi’.

Napoli i Rrahmanit është eliminuar nga Barcelona në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve pas humbjes 3-1 në ndeshjen kthyese në ‘Estadi Olimpic de Montjuic’, pas barazimit 1-1 në Itali.


Fermin Lopez, Joao Cancelo dhe Robert Lewandoëski shënuan për vendasit, ndërsa Rrahmani shënoi golin e vetëm për Napolin.

Napolit nuk i mjafton goli i Amir Rrahmanit, Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Napolit nuk i mjafton goli i Amir Rrahmanit, Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Pas humbjes, kapiteni i Kosovës ka treguar arsyen e eliminimit, por ndihet ‘krenar’ me paraqitjen e ekipit ndaj Barcelonës.

“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë fillimisht Rrahmani për Sport Mediaset.

Notat e lojtarëve, Barcelona 3-1 Napoli: Raphinha dhe Gundogan më të mirët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 3-1 Napoli: Raphinha dhe Gundogan më të mirët

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë”.

“Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, përfundoi mbrojtësi i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori