LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Sampdorias: Schick është lojtar i Juventusit

Presidenti i Sampdorias: Schick është lojtar i Juventusit

Patrik Schick është praktikisht një lojtar i Juventusit dhe negociatat kanë përfunduar, ka thënë presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero.

Sulmuesi i Sampdorias aktualisht është në Poloni duke luajtur për Republikën Çeke në Kampionatin Evropian U-21.


E kryer, Schick te Juventusi
Lexo po ashtu E kryer, Schick te Juventusi

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar asgjë klubin e tij që të vazhdoj negociatat me Juventusin dhe të arrij një marrëveshje me ta për talentin çek.

“Negociatat kanë përfunduar dhe ne jemi në fazën e shkëmbimit të kontratave”, ka thënë fillimisht Ferrero për Radio Due.

Juve do të paguajë 30 milionë euro për Schick në periudhë katërvjeçare
Lexo po ashtu Juve do të paguajë 30 milionë euro për Schick në periudhë katërvjeçare

“Ai dëshiron Juven dhe ai është praktikisht një lojtar i Juventusit”, përfundoi Presidenti karizmatik i Sampdorias.

Marrëveshja besohet të jetë me vlerë rreth 25 milionë eurove dhe Schick do të fillojë trajnimin para sezonal me Juven.

Pasi Max Allegri të ketë vlerësuar atë, Bianconerët do të vendosin nëse do ta mbajnë apo do ta kthejnë 21-vjeçarin në Sampdoria në huazim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori