LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Sampdorias jep arsyet e largimit të Ronaldos nga Juventus

Presidenti i Sampdorias jep arsyet e largimit të Ronaldos nga Juventus

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero pohon se Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për në Manchester United sepse ai e kuptoi se nuk ishte më lojtari që donte të ishte.

Reprezentuesi portugez kompletoi transferimin e tij në Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar për 15 milionë euro plus 8 milionë euro të tjera në formë të bonuseve të ndryshme.


Kjo do të thotë që Juve bëri një humbje në çmimin e blerjes prej 117 milionë eurosh nga Real Madridi, por prapëseprapë përfitoi financiarisht duke hequr nga librat pagën e tij prej 30 milionë eurosh në sezon.

U tha se Mbretëresha ka kërkuar fanellë speciale nga United me nënshkrimin e Ronaldos në të - Sport Innovation Society del me postim reagues
Lexo po ashtu U tha se Mbretëresha ka kërkuar fanellë speciale nga United me nënshkrimin e Ronaldos në të - Sport Innovation Society del me postim reagues

“Ndonjëherë është më mirë të heqësh dorë nga disa euro sesa të mbash dikë që nuk dëshiron të qëndrojë me ty dhe për këtë arsye nuk po jep më të mirën”, tha Ferrero për “Sky Sport Italia”.

“Është më mirë për të gjithë të interesuarit që Ronaldo u largua dhe është më mirë për të që ai e kuptoi se nuk ishte më Ronaldo që donte të ishte.”

CR7 ishte golashënuesi më i mirë në Serie A sezonin e kaluar me 29 gola në 33 ndeshje, nga të cilat gjashtë ishin nga penalltia.

Kush e bindi të kalonte te United, rikthimi emocional, synimet me skuadrën dhe tifozët - Ronaldo i tregon të gjitha në intervistë për klubin
Lexo po ashtu Kush e bindi të kalonte te United, rikthimi emocional, synimet me skuadrën dhe tifozët - Ronaldo i tregon të gjitha në intervistë për klubin

Ai pati mundësinë të bëjë histori këtë mbrëmje si golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave, pasi aktualisht është në nivel me Ali Daei të Iranit me 109, përcjellë KP.

Sidoqoftë, gjuajtja i tij u ndalua nga portieri 19-vjeçar i Republikës së Irlandës, Gavin Bazunu.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori