LAJMI I FUNDIT:

Kush e bindi të kalonte te United, rikthimi emocional, synimet me skuadrën dhe tifozët – Ronaldo i tregon të gjitha në intervistë për klubin

Kush e bindi të kalonte te United, rikthimi emocional, synimet me skuadrën dhe tifozët – Ronaldo i tregon të gjitha në intervistë për klubin

Nga trajnerin nën urdhrat të cilit do të luajë, e deri tek gazetari që i bën pyetje në lidhje me transferimin e tij në Manchester United, Cristiano Ronaldo do të takojë fytyra të njohura kudo pas ribashkimit me Djajtë e Kuq.

Nuk është çudi që superylli portugez e konsideron veten si në shtëpi, pasi fillon një aventurë të dytë në Old Trafford pas 12 vitesh të suksesshme larg në Real Madrid dhe Juventus.


Në këtë intervistë ekskluzive të parë pas transferimit për ueb-faqen e klubit, Ronaldo flet me Steëart Gardner dhe diskuton marrëdhënien e tij me personat që e kanë sjellë në klub në vitin 2003 dhe tani 2021:

Krijohet dilema e parë te Manchester Unitedi: Kush do t’i gjuajë penalltitë?
Lexo po ashtu Krijohet dilema e parë te Manchester Unitedi: Kush do t’i gjuajë penalltitë?

Cristiano, si ndihesh të jesh në gjendje të quash veten një lojtar i Manchester United përsëri?

“Epo, siç e dini, unë kam një histori fantastike me këtë klub të mahnitshëm. Unë isha këtu në moshën 18 vjeç dhe natyrisht jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vjetësh. Kështu që unë jam vërtet i lumtur dhe mezi pres të filloj ndeshjen time të parë”.

Dalin detajet e kontratës së Ronaldos te Unitedi - portugezi ka pranuar ulje të pagës
Lexo po ashtu Dalin detajet e kontratës së Ronaldos te Unitedi - portugezi ka pranuar ulje të pagës

Çfarë roli luajti Sir Alex Ferguson në kthimin tuaj në klub?

“Siç e dinë të gjithë, që kur nënshkrova për Manchester [United] në moshën 18 vjeç, Sir Alex Ferguson ishte çelësi. Më kujtohet kur luanim kundër Mançesterit kur unë isha në Sporting të Lisbonës. Për mua, Sir Alex Ferguson është si një baba në futboll për mua. Ai më ndihmoi shumë, më mësoi shumë gjëra, dhe sipas mendimit tim natyrisht ai kishte një rol të madh sepse marrëdhënia që kishim, na mbanë në kontakt gjatë gjithë kohës, dhe ai është një person i pabesueshëm. Me të vërtetë më pëlqen shumë dhe ai ishte çelësi kryesor për mua që të jem në pozicionin që jam, që nënshkrova për Manchester United”.

Juventusi mendoi se Cristiano Ronaldo kishte më shumë gjasa të bashkohej me Chelsean sesa me Unitedin
Lexo po ashtu Juventusi mendoi se Cristiano Ronaldo kishte më shumë gjasa të bashkohej me Chelsean sesa me Unitedin

Çfarë ndihet mirë për këtë lëvizje në këtë pikë në karrierën tuaj dhe jetën tuaj?

“Mendoj se është vendimi më i mirë që kam marrë. Është e drejtë në pikëpamje për mendimin tim. Unë u transferova nga Juve tani në Manchester, është një kapitull i ri, jam shumë i lumtur dhe dua të vazhdoj përsëri, të bëj histori, të përpiqem të ndihmoj Mançesterin të arrijë rezultate të mëdha, të fitojë trofe”.

Ronaldo ndez edhe më shumë tifozët e Unitedit me postimin e fundit - ka diçka speciale edhe për Fergusonin
Lexo po ashtu Ronaldo ndez edhe më shumë tifozët e Unitedit me postimin e fundit - ka diçka speciale edhe për Fergusonin

A keni folur me Ole (Solskjaer) për lëvizjen dhe për atë që ai po ndërton në United?

“Epo, ne bëmë një bisedë, por sigurisht që do të kem kohë të flas me të ballë për ballë, për të ditur se çfarë pret. Siç e dini, unë kam luajtur me të për dy ose tre vjet në Manchester United kështu që kam një marrëdhënie të mirë me të, por tani me një rol tjetër, unë jam një lojtar dhe ai një trajner. Por, nuk ka rëndësi, marrëdhënia ime me të është e shkëlqyeshme dhe siç e thash më parë, unë jam këtu në Manchester për të ndihmuar ekipin të arrijë rezultatet e tij dhe trajneri mund të mbështetet tek unë për çfarë të dojë. Kështu që unë jam në dispozicion për gjithçka”.

Sa ka paguar Manchester United për Ronaldon: Juventusi i ofron detajet e marrëveshjes
Lexo po ashtu Sa ka paguar Manchester United për Ronaldon: Juventusi i ofron detajet e marrëveshjes

Për fund, cili është mesazhi juaj për tifozët e United që kanë vazhduar të këndojnë emrin tuaj dhe tani po duan t’ju shohin përsëri me një fanellë të kuqe?

“Tifozët janë çelësi i futbollit. Tani, me të gjitha stadiumet plot me tifozë, nuk është e njëjta gjë që kishim një vit më parë, ato stadiume të zbrazëta. Tifozët, ata janë çelësi, dhe unë jam shumë i kënaqur. Tifozët e Manchester United, ata janë të veçantë, e di, e mbaj mend shumë mirë. E di që ata ende këndojnë emrin tim, e cila më ka bërë të ndihem edhe më e lumtur dhe angazhimi im është që të jap gjithçka në fushë, siç bëra më parë, siç e bëj gjatë gjithë kohës, dhe të përpiqem të bëj më të mirën time, të ndihmoj ekipin të shënojë gola, të bëjë asistime, të fitojë ndeshje dhe shpresoj t’i shoh shumë, shumë shpejt ”, ka përfunduar portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori