LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Kroacisë: Serbia ende nuk është përgjigjur për sulmin e Banjskës

Presidenti i Kroacisë: Serbia ende nuk është përgjigjur për sulmin e Banjskës

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, deklaroi sot në Tiranë se Serbia ende nuk ka dhënë përgjigje konkrete për ngjarjet e Banjskës, të cilën i cilësoi si incidentin më serioz deri tani në rajon.

I ftuar nga Presidenti Bajram Begaj, Presidenti kroat Milanoviç po viziton Shqipërinë, ku dënuan ngjarjet e Banjskës më 24 shtator në veri të Kosovës.


Gjatë takimit në Tiranë, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dënuan sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, si “një sulm kriminal e terrorist”, dhe shprehën shqetësimin mbi përgatitjet dhe armatimin e rëndë ushtarak të përdorura nga grupi terrorist.

Ata theksuan se Bashkimi Europian duhet ta rritë presionin ndaj Serbisë mbi përfundimin e hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësive për ato ngjarje, që i cilësuan “me ndikim të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit”.

Presidenti Milanoviç theksoi se Serbia ende nuk është përgjigjur për ato që ndodhën në Banjskë.

“Ngjarjet në Banjskë paraqesin një incident shumë serioz, ndoshta incidentin më serioz deri më sot. Serbia dhe presidenti Vuçiq na kanë borxh përgjigje konkrete, Kemi fakte dhe dëshmi, dimë për poligonin ku stërviteshin ata njerëz. Vuçiqi nuk është përgjigjur për këtë, dhe duhet të përgjigjet për këtë”, tha Milanoviç.

Begaj kërkon qasje te re në dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti kroat: BE-ja e pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën, i vetmi jo-shqiptar që kam kërkuar njohjen e Kosovës
Lexo po ashtu Begaj kërkon qasje te re në dialogun Kosovë-Serbi, Presidenti kroat: BE-ja e pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën, i vetmi jo-shqiptar që kam kërkuar njohjen e Kosovës

Presidenti kroat theksoi se Vuçiq duhet të jetë nën presionin e bashkëbiseduesve legjitimë për të dhënë përgjigje mbi ato fakte të qarta, të cilat i shohin të gjithë.

Ai tha se megjithatë sanksionet ndaj Serbisë nuk do të ndikonin, madje mund të shtynin drejtuesit atje, që të vazhdojnë po ato qëndrime dhe veprime.

“Kroacia ka bërë thirrje të përsëritura për njohjen e Kosovës, respektimin e sovranitetit dhe anëtarësimin e saj në NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është një temë, që duhet trajtuar nga disa vende evropiane dhe më gjerë. Kosova është aty, të gjithë e dinë, por pak e përmendin. Vitet kalojnë, thuhen të njëjtat qëndrime, por asgjë nuk ndryshon me njohjen e Kosovës”, tha Presidenti Milanoviç.

Kosova akuzon Serbinë për organizimin e sulmit ndaj policisë në fshatin Banjskë në veri më 24 shtator, ku u vra një oficer policie dhe tre nga terroristët.

Beogradi zyrtar mohon çfarëdo lidhjeje me grupin e armatosur që kreu sulmin, përgjegjësinë për të cilin e mori Milan Radojçiq, ish nënkryetar i Listës Serbe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Serbisë bashkëpunim të pakusht në hetimin e sulmit./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori