Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në një konferencë të përbashkët që ka mbajtur me homologun e tij kroat Zoran Milanoviç ka dënuar sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.
Në fjalën e tij ai theksoi se vlerëson mbështetjen e Kroacisë që i jep Kosovës duke shtuar se Serbia dhe Kosova duhet të kenë një qasje te re të dialogut.
“Nënvizova se pas aktetit të Hamasit ndaj izraelit bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 2 shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut”, tha Begaj.
Në anën tjetër, Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç tha se vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën.
Ai tha se është i vetmi jo shqiptar i cili po kërkon që Kosova të njihet si shtet, pasi sipas tij, Evropa nuk e përmend. Sipas Milanoviç edhe pse kanë kaluar 11 vite dhe Shqipëria ka ecur përpara, Evropa prapë duket se ka prioritete të tjera.
“Në 20 vite jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale nga ana e Bashkimit Evropian. Dua të them diçka që e kam thënë për herë të parë në vitin 2012, kur kryeministër ishte Sali Berisha, por rrethanat ishin të ngjashme. Në atë kohë Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Në atë kohë Serbia dhe Mali i zi kishin avancuar, por për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë. Ky absurd i cili ishte i dukshëm atëherë është i dukshëm edhe tani”, tha Presidenti kroat.
“Një shtet që është mjaft i organizuar që të jetë anëtare në NATO, në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleancë tjetër si Bashkimi Evropian, aty Shqipëria nuk ka mundur as të bëjë hapin e parë, madje as të ngrihet nga shtrati. Kjo është e pasinqertë, nuk është siç duhet. Tashmë pas 11 vitesh, kemi lëvizur pak por jo shumë”, tha ai.
“Kjo flet shumë për Bashkimin Europian, për prioritetet tona. Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë në New York thirrjen për të pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti President. Këtë fakt e di e gjithë Europa, por nuk do ta përmendi, kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shuma pak gjëra po bëhen”, tha presidenti kroat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak