LAJMI I FUNDIT:

Presidenti izraelit: Kemi shumë ide për Gazën, duhet të lëmë forca të forta atje

Presidenti izraelit: Kemi shumë ide për Gazën, duhet të lëmë forca të forta atje

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se Izraeli nuk mund të lërë një vakum në Gaza, dhe do të duhet të mbajë forca të forta atje për të parandaluar rishfaqjen e Hamasit në enklavën palestineze, raportoi sot Financial Times.

“Nëse tërhiqemi, atëherë kush do ta marrë përsipër? Ne nuk mund të lëmë vakum. Duhet të mendojmë se cili do të jetë mekanizmi; ka shumë ide”, tha Herzog në një intervistë për FT.


“Por askush nuk do të dëshirojë ta kthejë këtë vend, Gazën, në një bazë terroriste”, shtoi ai, transmeotn Telegrafi.

Izraelitët hodhën në erë parlamentin e Hamasit? Pamje të shpërndara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit
Lexo po ashtu Izraelitët hodhën në erë parlamentin e Hamasit? Pamje të shpërndara në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit

Javën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha ABC News se Izraeli do të kishte “pafundësisht” përgjegjësinë për sigurinë e enklavës pas luftës, por Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar këtë, duke thënë se palestinezët duhet të qeverisin Gazën pasi Izraeli të përfundojë luftën e tij kundër Hamasit.

Herzog tha për FT se qeveria izraelite po diskuton shumë ide se si të qeverisë Gazën pas përfundimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, duke shtuar se supozon se Shtetet e Bashkuara dhe “fqinjët në rajon” do të përfshiheshin në një marrëveshje të pasluftës.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se i bëri të qartë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, se zgjidhja me dy shtete është e vetmja përgjigje për konfliktin izraelito-palestinez dhe se pushtimi i Gazës do të ishte një “gabim i madh”.

Sanchez zotohet se Spanja do të punojë për të njohur shtetin palestinez
Lexo po ashtu Sanchez zotohet se Spanja do të punojë për të njohur shtetin palestinez

Izraeli filloi fushatën kundër grupit islamik që sundon Gazën pas sulmit të përgjakshëm të militantëve në jug të Izraelit më 7 tetor. Izraeli thotë se 1200 njerëz u vranë dhe rreth 240 njerëz u morën peng në ditën më vdekjeprurëse në historinë e tij 75-vjeçare.

Izraeli ka vënë nën rrethim 2.3 milionë banorët e Gazës dhe ka kryer sulme ajrore. Zyrtarët shëndetësorë të Gazës, të cilët konsiderohen të besueshëm nga Kombet e Bashkuara, thonë se rreth 11,500 palestinezë janë konfirmuar të vrarë, rreth 40 për qind e tyre fëmijë dhe të tjerë janë varrosur nën rrënoja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori