LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i IBO-së, Ed Levine: Robin Krasniqi e ka humbur meçin dhe titullin, Boesel është kampion

Presidenti i IBO-së, Ed Levine: Robin Krasniqi e ka humbur meçin dhe titullin, Boesel është kampion

Federata Botërore, IBO, ka thënë se meçi mes Robin Krasniqit dhe Dominic Boeselit, është çështje e mbyllur dhe se Boesel është kampion bote në këtë version në peshën gjysmë të rëndë.

Krasniqi më 9 tetor të këtij u mposht me pikë në revanshin me Boeselin. Meçi ishte i vlefshëm për titullin IBO, e po ashtu eliminator për titullin WBA.


Krasniqi kishte rrëmbyer titullin IBO dhe po ashtu titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA në tetor të vitit 2020, kur e nokautoi Boeselin në raundin e tretë.

Gjyqtarët në atë kohë vlerësuan: Frank Michael Maass 115-114 për Krasniqin, ndërsa Marco Morales 112-116 dhe Karoline Puetz 114-115 për Boeselin, shkruan Boxen1.com.

Krasniqi nuk u pajtua me vendimin dhe vazhdimisht ekipi i tij ka potencuar se ai ishte fitues, madje është paralajmëruar se rasti mund të shkojë në gjyq.

Ekipi i Krasniqit angazhoi tre gjyqtarë të licencuar në federatën gjermane të boksit BDB, për të bërë një rivlerësim dhe të tre ia dhanë fitoren Krasniqit.

Bëhet rivlerësimi nga disa gjyqtarë gjermanë të boksit, Robin Krasniqi ishte fitues në meçin ndaj Boesel
Lexo po ashtu Bëhet rivlerësimi nga disa gjyqtarë gjermanë të boksit, Robin Krasniqi ishte fitues në meçin ndaj Boesel

Por me këtë vlerësim nuk pajtohet presidenti i IBO-së, Ed Levine, i cili thotë se Boesel mbetet kampion.

“Krasniqi nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Rregulloret e IBO-së dhe procedurat e Apelit. Po ashtu dhe në kundërshtim me procedurat tona, kanë kryer një ri-poentim të luftës nga gjyqtarë të angazhuar nga vet ata. Bazuar në këtë, IBO e konsideron këtë çështje të mbyllur”, ka thënë presidenti i IBO-së, Ed Levine për Boxen1.com.

Robin Krasniqi dhe menaxheri i tij Luan Dreshaj së bashku me avokatin e tyre gjerman protestuan kundër këtij vendimi në BDB dhe IBO.

Adresa e BDB ishte adresa e gabuar që në fillim, pasi ishte një luftë për Kampionatin Botëror të IBO, i cili ishte nën mbikëqyrjen e Shoqatës Botërore të IBO.

Prandaj, i vetmi person kontaktues për ankues do të ishte adresa e IBO-së në Coral Gables, Florida, SHBA, gjë që nuk e ka bërë boksier shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga
Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Man City do të jetë pa Haaland për disa kohë

Premier League
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori