LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Brescias zbulon skuadrat e interesuara për Tonalin dhe tregon se ku i pëlqen ta shoh mesfushorin italian

Presidenti i Brescias zbulon skuadrat e interesuara për Tonalin dhe tregon se ku i pëlqen ta shoh mesfushorin italian
Sandro Tonali . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Sandro Tonali është njëri nga talentet më të mëdhenj italian dhe më i kërkuari padyshim.

Skuadra e mëdha italiane si Roma, Juventus, Inter, Napoli dhe Milan janë vënë pas tij.


19-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Brescias në sezonin e tij të parë në Serie A dhe klubi italian kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë.

Se lojtari do të largohet në verë nga Brescia këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit Massimo Cellino.

Sandro Tonali . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

“Ëndrra ime është ta mbajë atë në skuadër dhe për këtë do të isha i gatshëm të bëjë një sakrificë, por kam një marrëveshje me Tonalin i cili është një djalë i artë. Ai e di se kur do të më kërkojë të largohet do ta lejoj dhe nuk është çështje çmimi pasi gjëja e rëndësishme është që ai të vendos me zemër”, deklaroi Cellino.

Numri një i klubit bardhekaltër ka thënë se do t’i preferonte yllit të skuadrës së tij të shkoj te Roma ose Napoli.

“Sa isha te Cagliari hoqa dorë nga paratë e Juventusit për Nainggolan me të vetmin qëllim që ta dërgoja te Roma, sepse ai kishte nevojë për nxehtësinë e Giallorosëve dhe kisha të drejtë”.

“Tonali është një djalë i ftohtë nga veriu, por brenda tij është sentimental. Kjo është arsyeja që do të doja ta shija te Roma ose Napoli”, tha Cellino.

Krejt në fund numri një i Brescias tha nëse do të dëshironte që lojtari të kaloj te Juventus ose Inter.

“Unë dua që ta shoh atë në Itali. Juve apo Inter? Do të varet nga Tonali, por shpresoj që të qëndroj në Itali dhe të luaj”, përfundoi Cellino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori