LAJMI I FUNDIT:

Portugalia varet shumë nga Ronaldo

Portugalia varet shumë nga Ronaldo

Portugalia mund të jetë tepër e varur nga Cristiano Ronaldo dhe mund të ketë telashe për të zëvendësuar lojtarët që i ka në moshë. Por nën drejtimin e trajnerit Fernando Santos, ajo prapë mund të jetë e rrezikshme.

Gjysmëfinaliste katër vjet më parë, Portugalia përjetoi një eliminim dëshpërues në fazën e grupeve në Botërorin 2014 dhe atë e pasoi me humbjen 1:0 në shtëpi nga Shqipëria në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2016”, shkruan Koha Ditore.


Fakte për Portugalinë

Rezultati më i mirë: nënkampion në “Euro 2004”
Trajner: Fernando Santos
Golashënuesi më i mirë: Cristiano Ronaldo (56 gola)
Më së tepërmi paraqitje: Luis Figo (127)
Federata e formuar më: 1914
Trajneri Paulo Bento pas humbjes nga Shqipëria u zëvendësua me Fernando Santosin, i cili la gjurmë të menjëhershme pasi Portugalia shënoi shtatë fitore rresht, të gjitha me dallim prej një goli, për të siguruar kualifikimin në Evropianin në Francë. Santos e ka pasur procesin e rindërtimit po aq të vështirë sa paraardhësi i tij Bento dhe është mbështetur po ashtu tepër në lojtarët më me përvojë, duke ftuar edhe qendërmbrojtësin Ricardo Carvalho, që do të jetë 38-vjeçar kur të nisë Kampionati Evropian në Francë.
Por, së paku ka pasur vullnet për t’i dhënë gjeneratës së re një rast.

Më tepër se 50 lojtarë janë ftuar që kur Santos ka marrë drejtimin, duke u dhënë 17 prej tyre debutimin me Përfaqësuesen A. Gatishmëria e tij për të eksperimentuar është shpaguar, ndërsa ka nxjerrë në skenë lojtarë mjaft të talentuar si Bernardo Silva dhe mesfushorët William Carvalho e Joao Mario.

Por, ndër zbulimet më të mëdha ishte 18-vjeçari Renato Sanches, që ka firmosur me Bayern Muen – chenin disa muaj pasi debutoi si profesionist te Benfica. Dështimi më i madh i Portugalisë është paaftësia për të realizuar rastet, ndërsa ndër fajtorët kryesorë është ish-sulmuesi anësor i Manchester Unitedit, Luis Nani. Në fund, Portugalia ende mbështetet shumë në yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo shpesh kritikohet që nuk tregon me përfaqësuese formën që tregon te Real Madridi, tek e cila skuadër është golashënuesi më i mirë në histori. Ronaldo është goalshënuesi më i mirë edhe në histori të Portugalisë me 56 gola. Ai planifikon të luajë për vendin e tij së paku deri në Botërorin 2018 në Rusi. “Unë nuk bëj plane në jetën time sportive. Nëse ndihem mirë në dy vjetët e ardhshëm, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë“, ka thënë Ronaldo.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori