Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje, sot kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.

Siç njoftohet, urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Baks të Skenderajt.

Aty janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion një pushkë automatike AK-47, dy karikator të pushkës automatike AK-47, dy pushkë ajrore, tri armë të shkurta pistoleta, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri dhe 39 fishekë të armës AK-47.

Reklama

Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore.

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale shantazh dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Reklama

Pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Telegrafi.