LAJMI I FUNDIT:

Poker nga Barça ndaj Granadas, vazhdon të jetë hije e Realit (Video)

Poker nga Barça ndaj Granadas, vazhdon të jetë hije e Realit (Video)

Barcelona ka fituar me rezultat 1-4 ndaj Granadas në La Liga.

Mysafirët dominuan nga fillimi deri në fund dhe ishte një tjetër fitore e lehtë dhe kështu vazhduan shpresat për titull.

Rasti i parë i rrezikshëm në takim ishte ai i Paco Alcacer (24’), pastaj Luis Suarez në minutën e 27-të kishte një tjetër rast të mirë, por Guillermo Ochoa nuk lejoi që rrjeta e tij të preket.

Në minutën e 44-të erdhi një tjetër rast i mirë për Suarez dhe këtë herë sulmuesi uruguaian nuk dështoi pas asistimit nga Jordi Alba dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë duke barazuar me anë të Jeremie Boga në minutën e 50-të.

Por, epërsia e katalanasve u rikthye nga Alcacer në minutën e 64, ndërsa qetësia e mysafirëve erdhi nga autogoli i Mathiu Sauner në minutën e 83-të.

Në fund fare sa për statistika shënoi edhe Neymar, duke vulosur edhe një herë formën e mirë të tij këtë sezon.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e dytë me 66 pikë, dy më pak se Real Madridi në pozitën e parë, por kanë një ndeshje më shumë se Los Blancos.

Granada pas kësaj humbje renditet në pozitën e 19 me po aq pikë dhe në ndeshjen e ardhshme luan ndaj Deportivo de La Coruna, kurse Barça ndaj Sevillas. /Telegrafi/

http://www.dailymotion.com/video/x5h2kdz_all-goals-highlights-hd-granada-1-4-barcelona-02-04-2017-hd_sport

Në trend Sport

Më shumë
Një muaj pas humbjes nga Usyk - Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Një muaj pas humbjes nga Usyk - Tyson Fury shihet shumë i dehur, goditi shtyllën me kokë posa doli nga lokali

Boks
Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Jose Mourinho bën parashikimin e çmendur për Euro 2024 - nënvlerëson një kombëtare të madhe

Përfaqësueset
Dhjetë ekipet kombëtare më të vlefshme në Euro 2024 – Vendi i parë prinë bindshëm

Dhjetë ekipet kombëtare më të vlefshme në Euro 2024 – Vendi i parë prinë bindshëm

Përfaqësueset
Shkarkimi më i ëmbël ndonjëherë, trajneri argjentinas do të fitojë një 'mal me para' pasi mbeti i pa punë

Shkarkimi më i ëmbël ndonjëherë, trajneri argjentinas do të fitojë një 'mal me para' pasi mbeti i pa punë

Ndërkombëtare
Koeman godet Barcelonën pasi De Jong humbi zyrtarisht Kampionatin Evropian

Koeman godet Barcelonën pasi De Jong humbi zyrtarisht Kampionatin Evropian

Ndërkombëtare
Arabia Saudite e gatshme të transferojë disa yje të Barcelonës – po bisedojnë edhe për marrëveshje tjera sponsorizimi

Arabia Saudite e gatshme të transferojë disa yje të Barcelonës – po bisedojnë edhe për marrëveshje tjera sponsorizimi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori