Pogba i zhgënjyer për mungesën e trofeve në dy vitet e fundit

246:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 21: Paul Pogba of Manchester United looks on during the Premier League match between Everton FC and Manchester United at Goodison Park on April 21, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images) 12:"Getty Images

Humbja e Manchester Unitedit 4-0 nga Evertoni ishte shokuese dhe këtë nuk e ka pritur aspak mirë mesfushori i Djajve të Kuq, Paul Pogba.
Në një intervistë për Sky Sports, francezi ka thënë që ajo paraqitje ishte zhgënjyese për të gjithë tifozët.
“Mënyra se si u paraqitëm në atë ndeshje duke përfshirë gjithë lojtarët, edhe mua, është zhgënjyese. Ne jemi Manchester Unitedi dhe luajmë për të fituar trofe. Është viti i dytë që nuk fitojmë asgjë dhe kjo nuk është aspak e mirë për këtë klub”.
Unitedi të mërkurën e ka një test tjetër të vështirë kundër Manchester Cityt në Old Trafford.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pozicionohen në vendin e gjashtë në Premier Ligë me 64 pikë, dy më pak se Arsenali dhe tre se Chelsea. /kp/

Nga
Telegrafi
23/04/2019





































