LAJMI I FUNDIT:

Pogba: Liverpooli e meriton ta fitojë Ligën Premier

Pogba: Liverpooli e meriton ta fitojë Ligën Premier

Paul Pogba mund të ketë rrezikuar shumë duke i zemëruar tifozët e Manchester United pasi ka thënë se si një adhurues i futbollit, Liverpooli e meriton të jetë në krye të Ligës Premier dhe ta fitojë titullin.

Francezi është jashtë fushave pas problemeve të shumta me dëmtimet duke e humbur një pjesë të madhe të sezonit deri më tani.


Pogba ka folur për situatën në Ligën Premier, duke thënë se Liverpooli e meriton të jetë aty ku është.

“Ata janë kaq larg para të gjithëve. Nuk kanë humbur asnjë ndeshje të vetme këtë sezon në kampionat. Tashmë ata kanë njërën dorë në trofeun e Ligës Premier”.

“Si një lojtar i Manchester United dhe me rivalitetin mes nesh, ne nuk duam që ata [Liverpooli] të fitojnë titullin – por si një adhurues futbolli dhe një lojtar respektues ndaj [ekipit] kundërshtar, më duhet të them se ata e meritojnë të jenë aty ku janë sot”.

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ata kanë qenë edhe më të mirë se sezonin e kaluar kur fituan Ligën e Kampionëve dhe sezonin më parë kur [humbën finalen ndaj Real Madridit]”, ka thënë Pogba për ESPN.

Kjo deklaratë mund të ngjall reagime të mëdha te tifozët e Manchester United, kur dihet që janë rival të mëdhenj me Liverpoolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori