Paul Pogba dhe David de Gea ka kohë që po e kërkojnë largimin nga Manchester United.

Mesfushori francez dhe portieri spanjoll siç duket që të dy e ëndërrojnë kalimin te Real Madridi, mirëpo ende nuk ka diçka konkrete.

Sipas asaj që raporton The Mirror, De Gea dhe Paul Pogba po kërkohen nga Zinedine Zidane dhe mund të kalojnë në Santiago Bernabeu në këtë verë.

Francezi ka kohë që po e dëshiron transferimin e te skuadra spanjolle, mirëpo asnjëherë nuk ia ka arritur qëllimit.

Në anën tjetër, De Gea ishte shumë afër të kalonte te Reali në vitin 2014, mirëpo në çastet e fundit dokumentet nuk u kompletuan dhe mbeti në Old Trafford.

David de Gea (Foto: PAUL ELLIS/AFP/Getty Images/Guliver)

Kjo verë pritet që të vendosë të ardhmen e dyshes, derisa Unitedi mund të përfitojë mbi 200 milionë euro nga shitja e tyre. /Telegrafi/