LAJMI I FUNDIT:

Pochettino: Real Madridi është ëndrra ime, me fjalët për Barçën e teprova

Pochettino: Real Madridi është ëndrra ime, me fjalët për Barçën e teprova
Mauricio Pochettino (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka folur rreth të ardhmes së tij dhe zërave që e përcollën edhe në këtë afat kalimtar.

Ai tregoi për të vërtetat dhe thashethemet, por edhe për disa komente të tij nga e kaluara.


“Ata nuk më ofruan ta drejtoja Barçën. Por, edhe unë nuk e pash vetën me Bartomeun”, ka thënë Pochettino për Marcan.

“U takova me Ramon Planes (drejtori i Barcelonës) sepse me atë kam miqësi për shumë vite, që nga 2009 kur nënshkrova për Espanyolin”.

Real Madridi mbledh 100 milionë euro nga shitjet
Lexo po ashtu Real Madridi mbledh 100 milionë euro nga shitjet

Pochettino në të kaluarën kishte thënë se do të drejtonte kurrë Barçën pasi ata ishin rival të ish-klubit të tij, Espanyol: “Ishte në mënyrë ironike. Ishte konferenca ime e parë për media për Tottenhami dhe ata më pyetën për thashethemet rreth Barçës. Kështu u përgjigja me ironi dhe mendoj se e teprova, kam thënë atë që kam thënë”.

“Tingëllon mirë për tifozët radikal të Espanyolit, por unë nuk dua të flas për ata. Nuk duhet të arsyetoj asnjë deklaratë time, sepse askush nuk mund ta vë në dyshim dashurinë time për Espanyolin”.

48-vjeçari foli edhe për fjalët në media që e lidhnin me klubet tjera: “As PSG, Juventusi apo Interi nuk kanë bërë oferta. U telefonova nga Benfica dhe Monaco. Nuk kam nevojë të gënjeje”.

“Nuk e di nëse ndonjë herë do të drejtoj Real Madridin, por është ëndrra ime. Nëse nuk është klubi më i madh në botë, është një nga më të mirët. Nuk jam ndryshe, të gjithë kanë ëndrra”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori