LAJMI I FUNDIT:

Pochettino flet pas humbjes së rëndë nga Middlesbrough

Pochettino flet pas humbjes së rëndë nga Middlesbrough

Chelsea pësoi një humbje 1-0 si mysafir ndaj Middlesborough në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Carabao Cup.

Vendasit shënuan golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 38-të të pjesës së parë.


Blutë patën rastet e tyre në pjesën e parë, me Cole Palmer që nuk arriti të realizonte në tre mundësi që kishte vetëm në 45 minutat e para.

Chelsea mposhtet nga Middlesbrough në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup
Lexo po ashtu Chelsea mposhtet nga Middlesbrough në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup

“Mund të kuptojmë se tifozët do të jenë të zhgënjyer me këtë, por ka ende 90 minuta për të luajtur”, tha Mauricio Pochettino në Sky Sports pas ndeshjes.

“Qasja ishte e mirë ndaj Middlesbrough. Ne bëmë disa gabime në pjesën e parë dhe u dhamë atyre mundësitë për të shënuar. Ata ishin vërtet të vështirë, një bllokim shumë i thellë dhe duke luajtur në tranzicion”.

Sistemi VAR nuk do të përdoret në gjysmëfinalet e Carabao Cup, arsyeja është mjaft interesante
Lexo po ashtu Sistemi VAR nuk do të përdoret në gjysmëfinalet e Carabao Cup, arsyeja është mjaft interesante

“Ne u ndëshkuam për gabimet tona. Në futboll, kjo ndodh. Zhgënjyes sepse nëse vlerësojmë performancën, ne ishim skuadra më e mirë. Por nuk shënuam, nuk ishim klinik”, deklaroi Pochettino.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 23 janar në Stamford Bridges. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori