LAJMI I FUNDIT:

Pochettino beson në kualifikimin e Tottenhamit në finale

Pochettino beson në kualifikimin e Tottenhamit në finale
Mauricio Pochettino (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Të mërkurën zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve ndërmjet Ajaxit dhe Tottenham Hotspur. Spursat pësuan humbje në shtëpi (0-1) nga skuadra holandeze në ndeshjen e parë.

Ekipi londineze do të udhëtojë drejt Amsterdamit për të luajtur ndeshjen e dytë me shpresën se mund t’ia dalë ta rikthejë rezultatin, ndonëse një gjë e tillë duket shumë e vështirë.


Optimist për kalimin në finale të ekipit të tij mbetet Mauricio Pochettino, i cili gjithashtu kërkon nga lojtarët të ndryshojnë qasjen në lojë në krahasim më ndeshjen e parë.

Të gjitha lajmet nga Mauricio Pochettino
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mauricio Pochettino

“Është e mundur nëse luan me guxim dhe mentalitet të fituesit. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Pochettino, transmeton KP.

“Mendoj se tifozët, lojtarët dhe të gjithë ne jemi të zhgënjyer pasi nuk e nisëm ndeshjen sikurse të ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”.

“Në këtë nivel duhet hyrë në fushë me dëshirë të madhe për të treguar se çfarë ambicie ke. Ky mbetet zhgënjimi ynë i madh nga sfida e parë”.

“Tani duhet të paraqitemi ndryshe dhe ta kërkojmë finalen”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.