LAJMI I FUNDIT:

Po lidhet si pasues i Kloppit te Liverpooli, Gerrard i përgjigjet thashethemeve

Po lidhet si pasues i Kloppit te Liverpooli, Gerrard i përgjigjet thashethemeve

Steven Gerrard pohon se një rikthim në Liverpool nuk është pjesë e planeve të tij të ardhshme, me legjendën e Reds, të përkushtuar plotësisht në postin e tij tek gjigant skocezë, Rangers.

Ish-kapiteni i Anglisë vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Anfield, me kontratën e tij në Ibrox që pasqyron atë të Jurgen Klopp te Reds – me të dy të lidhur deri në vitin 2024.

Vazhdon të sugjerohet që Gerrardit do t’i ofrohet mundësia për të pasuar trajnerin fitues të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve në një mjedis të njohur, por ai nuk po mendon për këtë për momentin.

Gerrard: Tifozët e Liverpoolit nuk më duan, ata e duan Kloppin
Lexo po ashtu Gerrard: Tifozët e Liverpoolit nuk më duan, ata e duan Kloppin

I pyetur përsëri për thashethemet që e lidhin me punën e trajnerit të Liverpoolit, Gerrard është përgjigjur tashmë.

“Unë nuk mund të kontrolloj asnjë spekulim mediatik në lidhje me pozicionin tim”, ka thënë fillimisht Gerrard për ESPN.

“Nuk e mirëpres, nuk e shtoj. E tëra që bëj është të përqendrohem në punën që kam këtu dhe jam shumë i kënaqur dhe mirënjohës për pozicionin tim”.

“Jam shumë i lumtur këtu, e kam thënë në shumë raste, është një klub i madh, jam i vendosur, jam i lumtur dhe mund të vazhdoj të zhvillohem dhe të vazhdoj të përpiqem ta shtyj këtë ekip përpara”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori