Me plis në kokë i ulur në sofër, Capital T "zhvishet" nga stili i zakonshëm si rep-artist në imazhet e fundit

Reperi i njohur, Capital T, së fundmi publikoi një sërë fotografish në rrjetin social Instagram.
Ai tregoi se kishte marrë pjesë në dasmën e një prej miqve të tij më të mirë, ndërsa kishte kërcyer e dëfryer pafund.
Ndër të tjerash, reperi ka publikuar një imazh ku shihet duke pozuar me plis në kokë, i ulur në sofës ndërsa tymos një puro.

I "zhveshur" nga stili i tij i zakonshëm si reper, kësaj here Kapo i befasoi të gjithë me paraqitjen e tij ndryshe.
"Dasma sezoni 19, e martuam edhe një vëlla", shkruante reperi në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Përndryshe, së fundmi ai arriti numrin e një milion ndjekësve në rrjetin social Instagram - llogari kjo në të cilën është çdo ditë aktiv. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2019
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
































































