Filmi më shumë do të fokusohet në Tony Blairin dhe marrëdhëniet e tij me presidentët amerikan, Bill Clinton e George Bush.

Skenaristi, Peter Morgan, ka filluar punën në vazhdimin e këtij filmi i cili do të përshkruajë marrëdhëniet speciale në mes të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Filmi do të përqendrohet në reagimin e Blairit kur presidenca e SHBA-së ishte dorëzuar nga Clintoni, një demokrat i cili kishte afinitet të natyrshëm politik me ish-kryeministrin britanik, tek republikani dhe konservatori Bush.

Pritet që edhe Michael Sheen, i cili ka portretizuar Blairin në dy filma të mëhershëm, ta reprizojë rolin e tij.