LAJMI I FUNDIT:

Pioli pas fitores ndaj Interit: Milani im ka guxim të madh dhe nuk ka frikë nga askush

Pioli pas fitores ndaj Interit: Milani im ka guxim të madh dhe nuk ka frikë nga askush

Trajnerin i Milanit, Stefano Pioli, e ka shpjeguar se si skuadra e tij ktheu ndeshjen kundër Interit, në ndeshjen që u mbyll 2-1 në të mirë të kuqezinjve.   

Ishte një lojë me dy pjesë në ‘Derby della Madonnina”, pasi Interi dominoi 45 minutat e para dhe ishte në avantazh prej 1-0 edhe pse ka mundur të jetë më shumë, por Mike Maignan ishte disa herë në krye të detyrës.


Pas pushimit, loja ndryshoi tërësisht, Milani mori iniciativën dhe e ktheu ndeshjen me dy gola në katër minuta nga Olivier Giroud.

“Unë qesha kur pash vrapimin tim, nuk është një pamje e mirë! Por gëzimi im ishte shumë i madh, djemtë e mi kanë këtë shpirt të jashtëzakonshëm për të shkuar përtej kufijve të tyre”.

“Ne kemi të njëjtat pikë në këtë fazë si sezonin e kaluar, kështu që ne e dimë se ka shumë më tepër për të bërë. U thashë lojtarëve që duhet të vazhdojmë të besojmë në veten tonë dhe se ka pengesa të pakapërcyeshme për njerëzit që nuk besojnë”.

“Ne mundëm skuadrën më të mirë në Serie A, kampionët në fuqi dhe liderët, kështu që dëshmuam veten”.

“Është e vërtetë që Interi luajti më mirë në pjesën e parë, por Milani im ka guxim të madh dhe nuk ka frikë nga askush”, ka thënë Pioli.

Milani (52 pikë) me këtë fitore hap luftën për titull, pasi i është afruar Interit (53) në vetëm një pikë dallim, por zikaltërit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/