LAJMI I FUNDIT:

Philippe Coutinho zbarkon te Aston Villa, prezantohet dhe zgjedh numrin e fanellës

Philippe Coutinho zbarkon te Aston Villa, prezantohet dhe zgjedh numrin e fanellës

Philippe Coutinho më në fund ka mbërritur te  Aston Villa, duke e përfunduar transferimin e tij.

Braziliani 29 vjeçare, udhëtoi drejt e në kompleksin stërvitor të klubit pasi zbarkoi në Birmingham, duke nënshkruar kontratën me klubin e ri.


Pasi kreu me sukses mjekësore dhe mori lejen për punë është prezantuar me fanellën e klubit të ri.

Coutinho do ta kalojë pjesën tjetër të këtij sezoni në huazim në Villa Park nga FC Barcelona.

Në marrëveshjen mes klubeve përfshihet edhe opsion për blerje.

Ai do të bartë fanellën me numër 23 në rikthimin e tij në Ligën Premier.

Coutinho do të gjejë te Aston Villa si trajner Steven Gerrardin, që dikur luanin bashkë te Liverpool. /Telegrafi/