LAJMI I FUNDIT:

Pesë skuadra pas Feghoulit

Pesë skuadra pas Feghoulit

Sofiane Feghouli është njëri nga yjet e skuadrës spanjolle Valencia, por ai pritet të largohet nga klubi aktual në fund të stinorit.

Sulmuesi anësor do të largohet nga ‘Mestalla’, si lojtar i lirë pasi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën.

Kështu algjeriani ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane që i dëshirojnë shërbimet e tij.


Sipas medieve spanjolle pesë skuadra evropiane janë duke kërkuar shërbimet e anësorit këmbëshpejtë.

Milan, Roma, Inter dhe Juventus e kërkojnë atë, ndërsa në Ligën Premier, 26-vjeçari po kërkon nga Liverpool.

Mbetet të shihet në verë se cilës nga skuadrat e lartpërmendura do t’i bashkohet Feghouli. /Telegrafi/