LAJMI I FUNDIT:

Pesë mesfushorët që mund të zëvendësojnë Arthurin te Barcelona

Pesë mesfushorët që mund të zëvendësojnë Arthurin te Barcelona

Titujt e faqeve të para të gazetave spanjolle dhe italiane kësaj jave kanë qenë të mbushura me lajme se është mbyllur transferimi i mesfushorit të Barcelonës, Arthur Melo për 80 milionë euro nga Juventusi.

Lajmet që qarkullojnë kanë të bëjnë me mbylljen e marrëveshjes mes dy klubeve, megjithatë, thuhet se braziliani ende nuk ka vendosur.


Largimi i mundshëm i Arturit do të lërë një boshllëk të madh në mesfushën e Barcelonës.

Presidenti i klubit, Josep Bartomeu dhe pjesë tjetër e kryesisë kanë filluar punën për të kërkuar një zëvendësim.

Nuk është sekret se objektivi kryesor i Barcelonës për sezonin e ardhshëm është sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, por tashmë do të futen në treg edhe për një mesfushorë.

Në rrethana normale, Barcelona do të kërkojë të zëvendësojë mesfushorin e tyre me një tjetër yll.

Për këtë më poshtë i gjeni pesë zëvendësime të mundshme për Arthurin.

5. Tanguy Ndombele

Ndombele është vetëm 23 vjeç dhe kalimi në Ligën Premier nuk ka qenë i lehtë.

Loja në Angli është në kontrast të plotë me atë të Francës dhe lojtarë të talentuar teknikisht si Ndombele nuk mund të përshtaten menjëherë, por kalimi në Barcelonë, do të përshtatej me stilin e tij.

4. Miralem Pjanic

Ylli i Juventusit, Miralem Pjanic, është lojtari më i më i mundshëm që mund t’i bashkohet Barcelonës, pasi flitet shumë edhe për një marrëveshje shkëmbimi mes klubeve.

Shkëmbim Pjanic-Arthur duket më i dobishëm për Juventusin sesa për Barcelonën.

3. Fabian Ruiz

Fabian Ruiz i Napolit, tani 24-vjeçar, mund të kthehet në kampionatin spanjoll.

Jashtëzakonisht i gjithanshëm në mesfushë, Ruiz mund të vendoset si një mesfushor sulmues, por mund të luajë edhe me tre.

Legjenda e Barcelonës, Xavi, shumë shpesh ka folur për të.

2. Kai Havertz

Pasuria më e madhe e futbollit botëror për momentin është padyshim mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz.

21-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mira të Evropës përfshirë Real Madridin, Chelsean, Manchester Unitedin dhe Bayern Munichun.

Barcelona gjithashtu është në garën për të pasi gjerman mund të luajë në disa pozita edhe ato të sulmit. Havertz u bë lojtari i parë nën 21 vjeç që shënoi 35 gola në Bundesligë.

1. Riqui Puig

Zgjidhja në shtëpi. Riqui Puig është ndoshta pasardhësi më i përshtatshëm për zëvendësimin e Arthur.

20-vjeçari tashmë është kthyer në ekipin e parë të Barcelonës nën drejtimin e Quique Setien.

Ai i njeh mirë edhe mesfushën e klubit me lojtarë si Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori