LAJMI I FUNDIT:

Përtej Lukakut dhe të tjerëve – Interi përgatitet për ndryshime të mëdha në verë

Përtej Lukakut dhe të tjerëve – Interi përgatitet për ndryshime të mëdha në verë
(Foto: Getty)

Me një skuadër pa performancën e duhur dhe një skuadër pa arritjen e pritshmërive të suksesit nën drejtimin e Simone Inzaghit, Interi po përgatitet për një eksod masiv gjatë muajve të verës – raporton Gazzetta dello Sport.

Reklama

Nerazzurrët kanë marrë kritika të vazhdueshme gjatë këtij sezoni, pasi ka regjistruar nëntë humbje alarmante në 27 ndeshje të zhvilluara në Serie A.

Për më tepër, tetë nga njëmbëdhjetë lojtarët që startuan kundër Juventusit në Derby d’Italia të dielën, ishin mbi 30 vjeç, ashtu që rifreskimi i skuadrës konsiderohet si një prioritet kryesor.

(Foto: Twitter/Inter)

Si rezultat i kësaj, shumë lojtarë nga formacioni startues i Inzaghit pritet të largohen nga Giuseppe Meazza në afatin kalimtar veror.

Marcelo Brozovic, Denzel Dumfries e Joaquin Correa, janë futbollistët që mund t’i sjellin të hyra klubit në rast të shitjes.

Te Interi të bindur se munden pa Brozovicin, Barca alarmohet sërish
Lexo po ashtu Te Interi të bindur se munden pa Brozovicin, Barca alarmohet sërish

Po ashtu, nga ekipi që startoi ndaj Bianconerëve, gjashtë prej lojtarëve u skadojnë kontratat në fund të këtij sezoni. Prej tyre, vetëm Edin Dzeko dhe Stefan De Vrij i kanë nisur bisedimet për rinovim potencial, megjithëse kërkesat për paga të larta mund të bëjnë që negociatat të ngecin.

(Foto: Twitter/Inter)

Pastaj vijnë futbollistët e huazuar. Romelu Lukaku, i cili do të kthehet te Chelsea në qershor dhe Raoul Bellanova, i cili vazhdon të ketë kontratë me klubin që e pronëson, Cagliari.

Lukaku do të rikthehet te Chelsea, por Blutë nuk e duan
Lexo po ashtu Lukaku do të rikthehet te Chelsea, por Blutë nuk e duan

Shërbimet e sulmuesit belg i kushtuan Interit rreth 20 milionë euro këtë sezon, ndërsa vazhdimi i qëndrimit është thuajse i pamundur (duke marrë parasysh formën e tanishme dhe kushtet potenciale të kontratës).

Duket sikurse askush nuk është i sigurt te skuadra e tanishme e Nerazzurrëve, ashtu që në sezonin e ri mund të shohim një ekip me një pamje krejtësisht tjetër. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

La Liga
Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

La Liga
Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë  debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Dihet se kur Leo Messi mund të bëjë debutimin e tij për Inter Miami - çmimet e biletave kanë fluturuar në qiell

Ligat tjera
Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Inter Miami zyrtarizon Lionel Messin me një video interesante

Ligat tjera
Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ligat tjera
Kalo në kategori