Mbi 100 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë

Të paktën 111 persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit, që goditi Kolumbinë të hënën.
Presidenti i Kolumbisë, Abelardo De La Espriella, ka konfirmuar rritjen e numrit të viktimave, ndërsa qeveria ka shpallur emergjencë kombëtare pas përmasave të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Dhjetëra ndërtesa janë shembur në zona të ndryshme të vendit, ndërsa raportohet se persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e emergjencës kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat më të prekura.
Një nga rajonet më të goditura raportohet të jetë Risaralda, ku guvernatori Juan Diego Patino ka bërë të ditur se janë konfirmuar të paktën 40 viktima.
Lëkundjet e fuqishme janë ndier në një pjesë të madhe të Kolumbisë, ndërsa dëme të konsiderueshme janë raportuar në disa qytete, përfshirë Pereira, Cali dhe Manizales.
Autoritetet dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në terren për të kërkuar persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja, ndërsa paralelisht po bëhet vlerësimi i dëmeve materiale.
Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të ndryshojë, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në zhvillim dhe informacionet nga zonat e prekura vazhdojnë të verifikohen.
Tërmeti me magnitudë 7.4 është regjistruar në pjesën perëndimore të Kolumbisë, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe përtej kufijve të vendit.Telegrafi/
COLUMBIA EARTHQUAKE
Reports of Major Damage.
WATCH STREAMING VIDEO. @EmergencyStream pic.twitter.com/SWO7yiWmla
— EmergencyStream (@EmergencyStream) August 10, 2026





































